Në kuadër të dialogut social, Kryetari i Sindikatës, z. Renato Muçaj, zhvilloi një takim me znj. Odeta Melo, Drejtuese e Burimeve Njerëzore të Teleperformance.
Gjatë takimit u diskutuan kërkesat kryesore të punonjësve, përfshirë kërkesën për rritje pagash, si dhe çështje të tjera të evidentuara nga takimet me ta.
U vlerësua zbatimi i Kontratës Kolektive të Punës dhe dhënia e bonusit të Vitit të Ri sipas saj.
Dialogu social ndërmjet SPPTSH dhe TP Albania mbetet në një nivel të lartë bashkëpunimi.

