Kryetari i Sindikatës, z. Renato Muçaj, zhvilloi një takim me CEO-n e ri të One Albania, z. Barna Kutvolgyi.
Në takim u trajtua çështja e lejeve, e adresuar zyrtarisht nga sindikata me shkresën e datës 09.12.2025, lidhur me afatet e përdorimit të tyre. Po ashtu, u konfirmua miratimi i shpërblimit të Vitit të Ri, i cili edhe këtë herë do të jetë mbi minimumin e përcaktuar në Kontratën Kolektive.
Sindikata gjithashtu riafirmoi kërkesat e saj për:
• rritje të pagave për të gjithë punonjësit,
• rritje të trajtimit ushqimor,
• vlerësim financiar për vjetërsinë në punë.
Këto, si dhe kërkesa të tjera të paraqitura nga sindikata, do të shqyrtohen gjatë vitit të ardhshëm. Z. Muçaj vlerësoi mikpritjen, politikën e dyerve të hapura dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm për të dëgjuar dhe adresuar çështjet e ngritura nga sindikata.
Dialogu social mbetet mjeti kryesor i veprimit.

