Pranë zyrave të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert Stiftung në Tiranë, u diskutua mbi raportin për Shqipërinë “Negociimi i Vendeve të Punës të Digjitalizuara — Të drejtat dhe detyrimet në Shqipëri”, i cili solli në vëmendje sfidat dhe mundësitë që digjitalizimi po krijon në botën e punës.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme mbi të drejtat e punëtorëve, ndikimin e teknologjisë në marrëdhëniet e punës dhe nevojën për dialog social në një treg pune që po transformohet me shpejtësi.
Në takim morën pjesë ekspertë nga sindikatat, bota e punës dhe gazetaria.
Raporti për Shqipërinë ishte përgatitur nga eksperta Gertjana Hasalla dhe është pjesë e një serie ndërkombëtare studimesh të FES mbi digjitalizimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e të drejtave të punëtorëve.
