Skip to content
15/07/2026
  • Facebook
  • Youtube
  • Instagram
Levizja per Punen

Levizja per Punen

Empowering workers in Albania

cropped-zgjohu-channels4_banner.jpg
Primary Menu
  • LAJME
  • Puna
  • Sindikata
  • Ekonomi
  • Bota
  • Raportime
  • Analiza
  • Fuqizohu
  • Solidaritet
  • Kulture
  • Podcast Zgjohu
Subscribe
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Uncategorized

Qeveria vendos: Mbulon kontributet për bizneset pas rritjes së pagës minimale deri në shtator 2026

LP 11/03/2026

Share this:

  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X
  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on LinkedIn (Opens in new window) LinkedIn
1200-630-1720093945xedi-rama-400.webp


Qeveria kompenson bizneset për rritjen e pagës minimale, mbulon kontributet për punonjësit me paga të ulëta

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për të zbutur kostot që bizneset do të përballen pas rritjes së pagës minimale në vend. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, shteti do të kompensojë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që paguajnë punëdhënësit për një pjesë të punonjësve me paga të ulëta.

Sipas vendimit, kompensimi financiar do të jepet çdo muaj për periudhën kontributive janar–shtator 2026 dhe do të mbulojë kontributet e punëdhënësit në masën 16.7%, të llogaritura mbi diferencën e pagës deri në nivelin e ri të pagës minimale prej 50 mijë lekësh.

Skema synon të mbështesë subjektet që kanë pasur të punësuar me paga bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë, të deklaruara në listëpagesat e muajit shtator 2025. Për këtë kategori punonjësish, shteti do të kompensojë kostot shtesë që krijohen nga rritja e pagës minimale.

Vendimi parashikon që përfitues të kësaj mase mund të jenë bizneset që operojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë, me kusht që të mos jenë në pronësi shtetërore apo ente publike dhe të mos kenë detyrime të papaguara ndaj organeve tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në të njëjtën kohë, skema nuk përfshin të vetëpunësuarit dhe subjektet e regjistruara në këtë status në sistemin e sigurimeve.

Aplikimi për përfitimin e kompensimit do të kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke nisur nga 1 prilli 2026 deri më 31 tetor 2026. Verifikimi i aplikimeve do të bëhet përmes sistemeve elektronike në bashkëpunim me administratën tatimore.

Pagesat për bizneset përfituese do të realizohen çdo muaj nga drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës, përmes bankave të nivelit të dytë ku operojnë subjektet.

Sipas qeverisë, efekti financiar i kësaj skeme për periudhën janar–shtator 2026 do të përballohet nga buxheti i shtetit, në kuadër të programit “Tregu i punës” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Autoritetet argumentojnë se kjo masë synon të mbështesë bizneset përballë kostove të rritura nga paga minimale, duke ruajtur vendet e punës dhe duke lehtësuar tranzicionin drejt nivelit të ri të pagave në ekonomi.

Like this:

Like Loading…

Post navigation

Previous: Revolucioni i Kujdesit Shëndetësor në Hollandë: Buurtzorg
Next: Tirana Pret Tryezën Rajonale të ETUCE

Të ngjashme

images.jpeg?fit=547%2C365&ssl=1
  • Bota

Punëtorët po vdesin në Amazon: Sindikatat kërkojnë fundin e heshtjes

LP 16/06/2026
6B0AFDF5-2171-443F-83CD-3BDC5F1B17FB.jpeg?fit=640%2C812&ssl=1
  • Lajme

Negocimi i Vendeve të Punës të Digjitalizuara — Të drejtat dhe detyrimet në Shqipëri

LP 22/05/2026
IMG_3232.jpeg?fit=1000%2C667&ssl=1
  • Analiza

HISTORIKE: Gjykata Ndërkombëtare jep goditjen finale — greva është e drejtë themelore e çdo punëtori në botë

LP 22/05/2026

Një sindikatë për të gjithë...

Mund ta keni humbur

images.jpeg?fit=547%2C365&ssl=1
  • Bota

Punëtorët po vdesin në Amazon: Sindikatat kërkojnë fundin e heshtjes

LP 16/06/2026
6B0AFDF5-2171-443F-83CD-3BDC5F1B17FB.jpeg?fit=640%2C812&ssl=1
  • Lajme

Negocimi i Vendeve të Punës të Digjitalizuara — Të drejtat dhe detyrimet në Shqipëri

LP 22/05/2026
IMG_3232.jpeg?fit=1000%2C667&ssl=1
  • Analiza

HISTORIKE: Gjykata Ndërkombëtare jep goditjen finale — greva është e drejtë themelore e çdo punëtori në botë

LP 22/05/2026
IMG_3226.jpeg?fit=640%2C427&ssl=1
  • Lajme

Tirana Pret Tryezën Rajonale të ETUCE

LP 22/05/2026
  • Facebook
  • Youtube
  • Instagram
  • Facebook
  • Youtube
  • Instagram
Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.
%d